Kinë: Rastet e rënda të COVID-19 bien në nivel rekord

2020-04-08 10:51:48 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të sëmurëve nga koronavirusi në gjendje të rëndë në Kinë është ulur në një nivel rekord.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, të hënën më pak se 200 pacientë në Kinën kontinentale ishin në gjendje të rëndë ose kritike.

Në Wuhan, ky numër u ul në 181, nga kulmi prej më shumë se 9 000.

Gjithsej, mbi 77 mijë pacientë kanë lënë spitalin, duke përbërë 95 për qind të të gjitha rasteve të konfirmuara. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore