Raporti: Turizmi i brendshëm në Kinë rigjallërohet gjatë festës "Qingming"

2020-04-08 10:15:22 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport nga kompania kineze e ofrimit të shërbimeve turistike në internet "Ctrip" tregon se turizmi i brendshëm në Kinë po rritet, ndërsa rastet e koronavirusit po bien.

Javën e kaluar, numri i atyre që udhëtuan në ture grupore u rrit më shumë se 360 për qind dhe shitjet e biletave të pikave turistike më shumë se 110 për qind krahasuar me një muaj më parë.

Numri i prenotimeve të paketave turistike në distanca të afërta në prill është tre herë më shumë se në mars, veçanërisht gjatë tre ditëve të festës "Qingming".

Sipas raportit, rimëkëmbja e sektorit të turizmit po përshpejtohet dhe një kulm i ri udhëtimesh pritet gjatë pushimeve të Festës së Punëtorëve në maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore