Eksperti: Numrat e rasteve të COVID-19 në Britani po lëvizin në "drejtimin e duhur"

2020-04-08 10:06:44 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab thotë se qeveria do të përmbushë objektivin e saj të 100 000 testeve për koronavirusin në ditë deri në fund të muajit, me gjithë shqetësimet se testet e antitrupave nuk do të jenë në dispozicion:

"Sipas të dhënave më të fundit të publikuara për testimet, ka pasur 14 000 të tilla brenda një dite të vetme. Pra, kjo tregon përparim. Ne kemi testuar 7 500 punonjës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë e familjet e tyre dhe kemi nëntë vende të kalimit me makinë në funksionim në Notingam, Çesington, Grinuiç, Uembli, Sanduell, Mançester, Belfast, Edgbaston dhe Glasgou, ndërsa në Kardif do të hapet së shpejti i dhjeti. Kështu që ne po bëjmë përparim lidhur me këtë."

Raab ka marrë përsipër përkohësisht shumë nga detyrat e kryeministrit për të drejtuar reagimin e vendit ndaj pandemisë, ndërsa Boris Johnson-i po mjekohet në një spital në Londër për virusin.

Ndërkohë, Kryekëshilltari Shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Patrick Vallance, thotë se mund të ketë filluar ndryshimi për sa i përket numrit të rasteve:

"Nuk do të jemi të sigurt për këtë për një javë a më shumë dhe duhet të vazhdojmë të shikojmë, por duket sikur gjërat mund të jenë duke lëvizur në drejtimin e duhur për sa u përket numrave. Është e rëndësishme që të vazhdojmë masat që kemi ndërmarrë, në mënyrë që të sigurohemi që gjërat do të ecin në drejtimin e duhur.''

Vdekjet nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar u shtuan me 786 dje, duke arritur gjithsej në mbi 6 100.

Mrekulli
Lajmet Kryesore