Rastet e reja të koronavirusit të Italisë vazhdojnë të bien

2020-04-08 21:41:14 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i rasteve të reja të konfirmuara të koronavirusit në Itali ka vijuar rënien të martën me afro 3 mijë raste të reja në 24 orët e fundit.

Italia ka hyrë në javën e saj të pestë të izolimit, bizneset kanë qëndruar të mbyllura dhe lëvizjet e njerëzve janë kufizuar.

Angelo Borrelli është kreu i Mbrojtjes Civile.

"Sot ne mund të konfirmojmë një ulje të trendit rritës të personave të infektuar, sot kemi 3039 raste të reja. Kjo është rritja më e ulët që kemi regjistruar që nga 10 marsi."

Domenico Arcuri është një tjetër komisioner. Ai tha se italianët duhet të vazhdojnë t'i përmbahen karantinës përpara fundjavës së festave të Pashkëve.

"Në ditët në vazhdim drejt Pashkëve, mos harroni asnjëherë, për asnjë çast, që ky virus i padukshëm, i ashpër dhe i panjohur ka marrë 16523 jetë njerëzish deri dje".

Italia ka konfirmuar mbi 135 mijë të prekur nga koronavirusi i ri dhe ka numrin më të

lartë të vdekjeve në botë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore