BE-ja do të vijojë misionet ushtarake pavarësisht virusit

2020-04-07 10:20:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kryediplomati i Bashkimit Evropian është shprehur se blloku prej 27 vendesh shpreson të vazhdojë të kryejë misionet e tij ushtarake në Ballkan dhe Afrikë, pavarësisht ndikimit të rëndë të pandemisë së koronavirusit.

Josep Borrell thotë se është e rëndësishme të mbahen gjashtë misionet, "për të shmangur një ndikim negativ ndaj sigurisë":

"Ne po sigurojmë që misionet dhe operacionet tona të jenë të pranishme në terren dhe të vazhdojnë veprimtarinë e tyre aq sa është e mundur, për të shmangur një ndikim negativ ndaj sigurisë. Vendet dhe rajonet ku janë vendosur këto misione tashmë janë të brishta dhe të prekura nga paqëndrueshmëria dhe kam frikë se pandemia do ta përkeqësojë këtë situatë."

Borrell-i u shpreh se disa nga misionet e trajnimit kanë pasur ulje të personelit, pjesërisht për shkak të kushteve të vendosura nga vendet pritëse.

BE-ja zhvillon një operacion të sigurisë në Bosnjë, një mision antipiraterie në brigjet e Somalisë, dhe trajnim trupash në Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Somali.

BE-ja i ka dhënë gjithashtu dritën e gjelbër një force detare për të mbikëqyrur embargon e armëve të OKB-së ndaj Libisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore