Xi: Kina do të shtojë ndihmën ndaj Afrikës kundër COVID-19

2020-04-04 09:29:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Kina do të vazhdojë të ndihmojë Namibinë dhe vende të tjera afrikane për të luftuar kundër epidemisë së COVID-19.

Kreu i shtetit i Kinës i tha këto në një bisedë telefonike me homologun namibian Hage Geingob.

Xi Jinping-u tha se Kina do të vazhdojë të ndajë përvojën në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke forcuar bashkëpunimin shëndetësor me vendet afrikane.

Ai vuri në dukje se Kina u ka ofruar materiale mjekësore Bashkimit Afrikan e vendeve afrikane dhe se ekspertët kinezë kanë marrë pjesë në videokonferenë me homologët afrikanë për ndarjen e përvojës.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore