MPJ-ja: Kina ka parandaluar dhjetëra mijë infektime nga COVID-19

2020-04-02 10:14:01 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zëdhënësja e MPJ-së kineze Hua Chunying u shpreh që masat kontrolluese të Kinës kanë shmangur infektimin e dhjetëra mijë njerëzve në mbarë vendin nga COVID-19.

Ajo i tha këto duke komentuar mbi një artikull të botuar në revistën "Science", ku theksohet se masat kontrolluese kanë pasur sukses, duke thyer zinxhirin e transmetimit dhe duke ndërprerë kontaktin mes të infektuarve nga COVID-19 dhe atyre që mund të prekeshin.

Një koleg i autorëve të artikullit nga Oksfordi u shpreh që, pa ndalimin e udhëtimeve në Wuhan dhe reagimin emergjent në mbarë vendin, deri më 19 shkurt do të kishte mbi 700 mijë raste të konfirmuara jashtë Wuhan-it.

Hua theksoi që raporti është në përputhje me pikëpamjet e OBSh-së dhe është konsensus nga liderët dhe ekspertët e shumë vendeve.

"Qeveria kineze ka marrë masat më të plota dhe më rigoroze për parandalimin dhe kontrollin në një kohë sa më të shpejtë, të cilat kanë pasur efekte të dukshme në këtë fazë dhe kanë dhënë kohë të çmuar për luftimin ndërkombëtar kundër pandemisë. Siç ka vënë në dukje OBSh-ja, masat e Kinës janë më të guximshmet, më elastiket dhe me reagimet më pozitive në histori," thotë Hua.

Ajo shtoi që Kina është e gatshme të ndajë përvojat e saj me vendet e tjera dhe të nxitë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën ndaj pandemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore