Mediat amerikane: Administrata e Trump-it i ka ulur shpenzimet mjekësore me të paktën 15 miliardë dollarë

2020-03-29 12:58:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, deri më 28 mars, në ShBA janë konfirmuar 121 117 raste të COVID-19 dhe 2010 të vdekur nga ky virus.

Qyteti i Nju-Jorkut vlerësohet si "epiqendra" e epidemisë në ShBA. Në një spital të këtij qyteti, 13 pacientë humbën jetën brenda 24 orëve për shkak të COVID-19.

Përse rastet e infektimit nga koronavirusi në ShBA u shtuan aq shpejt?

Një funksionare nga Zyra e Sigurisë së Shëndetit Global dhe Mbrojtjes Biologjike pranë Komisionit të Sigurimit Kombëtar të ShBA-së, publikoi një artikull në "Washington Post", ku thuhet se në maj të vitit 2018, Donald Trump-i e mbylli këtë zyrë, e cila mund të bënte përgatitje për parandalimin e shpërthimit të epidemisë në ShBA.

Sipas raportit nga uebsajti amerikan "Foreign Policy", qeveria amerikane filloi pakësimin e fondeve të sistemit shëndetësor qysh nga viti 2018, duke i ulur me 15 miliardë dollarë amerikanë shpenzimet mjekësore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore