Disa politikanë të pamoralshëm në SHBA duhet të mbajnë vigjilencën

2020-03-28 12:11:51 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA-ja është vendi me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 dhe ky numër rritet shpejt çdo ditë. Por disa politikanë të pamoralshëm në Uashington ende nuk janë të përqendruar tek epidemia, por vazhdojnë të provokojnë me sulme ndaj të tjerëve, duke përbaltur imazhin e Kinës.

Fjalët dhe veprimet e tyre janë kundër bashkëpunimit ndërkombëtar dhe do të dëmtojnë të tjerët, si edhe vetë ata.

Përpara rritjes së shpejtë të rasteve të infektimit dhe nevojës urgjente për bashkëpunim ndërkombëtar në parandalimin e epidemisë, disa politikanë të pamoralshëm duhet të jenë vigjilentë! Ata duhet medoemos të ndalojnë sa më parë manipulimet politike, pasi mendësia e Luftës së Ftohtë dhe qëndrimi armiqësor nuk do ta ndihmojnë ShBA-në për parandalimin e epidemisë. Vetëm kur të ketë bashkëpunim ndërkombëtar në një kornizë shumëpalëshe, mund të gjendet vërtet një rrugë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve amerikanë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore