Xi Jinping-u zhvillon bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

2020-03-28 10:29:36 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i 20 Vendeve (G20) duhet të mbështesë vizionin e ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe të forcojë unitetin, koordinimin e bashkëpunimin, për të frenuar me vendosmëri përhapjen e COVID-19 dhe për të stabilizuar ekonominë botërore me të gjitha forcat.

Kështu u shpreh të premten kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping gjatë një bisede telefonike me mbretin e Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Gjatë bisedës, Xi vuri në dukje se, nën drejtimin e mbretit Salman, udhëheqësit e G20-s mbajtën me sukses një samit të posaçëm mbi COVID-19 të enjten dhe arritën një konsensus të rëndësishëm për luftimin e përbashkët të pandemisë dhe për stabilizimin e ekonomisë botërore. Kjo i ka dërguar një sinjal pozitiv bashkësisë ndërkombëtare.

Kina vlerëson përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Arabia Saudite për samitin si kryetare e radhës e G20-s sivjet.

Xi theksoi gjithashtu se Kina është e gatshme që, bashkë me Arabinë Saudite, të vazhdojë forcimin e besimit të ndërsjellë politik, për të thelluar bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme dhe për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh në nivele të reja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore