CMG-ja: Propozimi i Kinës i injekton botës besim dhe vitalitet

2020-03-27 17:21:00 CRI Komenti juaj Printoni

"Tani, bashkisë ndërkombëtare i nevojitet një besim dhe bashkëpunim më i fortë. Le të forcojmë bashkëpunimin e gjithanshëm ndërkombëtar për të fituar luftën kundër sëmundjes ngjitëse,"

tha presidenti i Kinës Xi Jinping në fjalimin e tij në samitin e posaçëm të G20-s kundër COVID-19, mbrëmjen e 26 marsit.

Kjo është hera e parë në historinë e G20-s që samiti mbahet virtualisht. Qëllimi i diskutimit është shumë i qartë: bashkërendimi i politikave dhe veprimeve përkatëse, nxitja e bashkëpunimit global kundër epidemisë dhe stabilizimi i ekonomisë botërore.

Xi Jinping prezantoi përvojën dhe rezultatin e Kinës në luftën kundër COVID-19, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendeve të tjera ndaj Kinës dhe paraqiti propozimet e Kinës për forcimin e bashkëpunimit globale.

Xi paraqiti 4 propozime: të zhvillohet si duhet beteja kundër COVID-19; të bëhet parandalimi në mënyrë të përbashkët dhe në rang ndërkombëtar; të mbështeten organizatat ndërkombëtare për të luajtur rolin e tyre; të shtohet bashkërendimi i politikave makroekonomike.

Këto 4 propozime transmetojnë sinjalet si "bashkimi, bashkëpunimi, bashkërendimi" dhe janë një praktikë tjetër konkrete e Kinës për ta nxitur krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Epidemia po gjunjëzon ekonominë globale. Shefja e FMN-së Kristalina Georgieva paralajmëroi se perspektiva e rritjes globale do të jetë negative për vitin 2020 dhe se niveli i rënies mund të jetë më serioz se ai gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Udhëheqësi kinez bëri thirrje për uljen e tarifave, heqjen e pengesave tregtare, ruajtjen e qëndrueshmërisë së zinxhirit të prodhimit global. Xi Jinping shtoi se Kina do të vazhdojë zgjerimin e reformës dhe hapjes, lehtësimin e kushteve për hyrjen në tregjet kineze, përmirësimin e mjedisit tregtar, zgjerimin e importimit dhe investimit të jashtëm.

Kreu i "The 48 Group Club" Stephen Perry komentoi se Kina e shpjegoi me vepra rëndësinë e krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Qëndrimi bashkëpunues dhe i hapur i Kinës duhet të shërbejë si udhëzues për vendet e ndryshme. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore