Bashkëpunimi është mënyra e vetme për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë

2020-03-27 14:28:40 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë të enjten në samitin e posaçëm të G20-s për luftën kundër COVID-19, ku i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkëpunojë për ta fituar këtë luftë. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërkombëtar ishin fjalët kyçe në fjalimin e Xi Jinping-ut.

Për një periudhë kohe, nën goditjen e unilateralizmit dhe proteksionizmit, bashkëpunimi global ka munguar. Tani, më shumë njerëz po e kuptojnë se gjendemi të gjithë përballë kësaj krize. Populli kinez, që u ndesh i pari me sfidat e COVID-19, i kupton vështirësitë e popujve të tjerë. Prandaj, Kina u ka ofruar brenda mundësive ndihmë mjekësore 83 vendeve e organizatave ndërkombëtare, dhe ka ndarë përvojën e saj në frenimin e transmetimit të COVID-19 me vendet e tjera.

Presidenti i Fondacionit "Kuhn", Robert Lawrance Kuhn, është shprehur: "Përballë përhapjes së shpejtë të epidemisë, e tërë bota e kupton thellësisht domethënien konkrete të konceptit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit të paraqitur nga Kina. Prandaj, vendet e ndryshme të botës duhet të forcojnë bashkëpunimin në frenimin e epidemisë dhe stabilizimin e ekonomisë."

Para 2000 vjetësh, filozofi i Romës së Lashtë Seneka ka thënë:"Ne jemi valët e të njëjtit det, gjethet e së njëjtës pemë, lulet e të njëjtit kopsht." Prandaj, nëse vendet e ndihmojnë njëri-tjetrin, ata do ta mposhtin epideminë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore