Ushtria kineze do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër koronavirusit

2020-03-27 11:10:12 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Ren Guoqiang thotë se Kina do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak për të përballuar shpërthimin e koronavirusit të ri.

Sipas tij, Kina është e gatshme të ndihmojë me sa ka mundësi vendet e organizatat e ndryshme.

Ren shtoi se furnizime mjekësore, duke përfshirë kuti testimi, veshje mbrojtëse dhe maska janë dërguar nga ushtria kineze në Iran për kontrollin e epidemisë.

Ushtria kineze ka dërguar gjithashtu personel dhe pajisje mjekësore në Kamboxhia.

Mrekulli
Lajmet Kryesore