"Huawei" publikon serinë e re të smartfonave P40

2020-03-27 10:57:01 CRI Komenti juaj Printoni

"Huawei" ka publikuar serinë e re të smartfonit kryesor P40 përmes një paraqitjeje në internet.

Seria e re është tashmë 5G.

 

Kryeekzekutivi i Grupit të Biznesit të Konsumatorëve të "Huawei"-t Richard Yu thotë:

"Ka një kamera vërtet të mahnitshme, me thjerra optike telefotografike të dyfishta: thjerrë optike telefotografike 3x për largësi mesatare dhe 10x për largësi të gjata dhe video. Mahnitëse! Ky është transfokatori optik më i fuqishëm, thjerrat më të fuqishme të kamerës në një smartfon".

Karakteristikat e reja të kamerës me inteligjencë artificiale i lejojnë përdoruesit të heqin objektet e padëshiruara nga pamja – si p. sh. kalimtarët - dhe të shmangin pasqyrimet nga xhami.

Seria e re P40 nuk ka qasje në sistemin e plotë operativ "Android" dhe "Play Store" të "Google"-it.

Telefonat inteligjentë P40 funksionojnë me një version me burim të hapur të "Android"-it.

Përdoruesit mund të shkarkojnë edhe aplikacione nga dyqani i aplikacioneve i vetë "Huawei"-t.

Redaktori i uebsajtit të lajmeve të teknologjisë "Gadgetmatch" Michael Josh thotë se, pavarësisht sfidës, P40 u ofron përdoruesve shumë alternativa:

"Pa dyshim që mungesa e shërbimeve të 'Google Play' është një sfidë, por ka rrugëdalje. Aplikacione si 'APK Pure' ju lejojnë të shkarkoni aplikacionet tuaja të parapëlqyera dhe 'Huawei' po punon për galerinë e vet të aplikacioneve, duke qenë në gjendje të sjellë më shumë nga aplikacionet e parapëlqyera në një 'Play Store' alternativ të vetin."

Mrekulli
Lajmet Kryesore