Xi Jinping merr pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të G20-s

2020-03-26 21:55:55 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, u zhvillua samiti i jashtëzakonshëm i G20-s për prballimin e COVID-19. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në samit në Pekin.

Samiti i jashtëzakonshëm u drejtua nga Arabia Saudite, vendi kryetar i radhës i G20-s dhe u zhvillua nëpërmjet lidhjes me video. Në samit morën pjesë udhëheqësit e anëtarëve të G20-s, të vendeve të ftuara dhe të organizatave ndërkombëtare përkatëse. Kjo është hera e parë e zhvillimit të samitit me video në historinë e G20-s. Ky është dhe takimi i parë i rëndësishëm shumëpalësh që Xi Jinping merr pjesë pas shpërthimit të epidemisë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore