Tokio 2020 do të krijojë grup pune për të adresuar çështjet

2020-03-26 18:10:13 CRI Komenti juaj Printoni

Organizatorët olimpikë të Tokios thonë se do të krijojnë një grup pune për të zgjidhur çështjet që lindin nga shtyrja e Lojërave Olimpike. Task Forca e planifikimit do të zhvillojë sot takimin e parë.

Media japoneze "NHK" raportoi se çështjet më urgjente që duhet të zgjidhen janë caktimi i datës së re dhe sigurimi i vendeve.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se ka kontaktuar me federatat sportive për datën e re të Olimpiadës.

"Kjo është një detyrë shumë e vështirë, sepse ka kaq shumë çështje që duhet të merren parasysh. Kalendari i 33 federatave ndërkombëtare preket drejtpërdrejt. Kalendari i sportit në përgjithësi ndikohet në mënyrë indirekte. Ne duhet të marrim parasysh gjithashtu logjistikën, fshatin olimpik dhe shumë çështje të tjera".

Olimpiada e shtyrë gjithashtu u përplas me Kampionatin Botëror të Notit të planifikuar midis korrikut dhe gushtit të vitit të ardhshëm në Japoni.

Organi drejtues botëror i Notit njoftoi se do të rishtyjë veprimtarinë, por është kundër transferimit të aktivitetit në verën e vitit 2022. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore