Rusia thekson natyrën jonjerëzore të sanksioneve amerikane ndaj Iranit

2020-03-25 11:18:11 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia i ka bërë thirrje ShBA-së që të heqë menjëherë sanksionet ndaj Iranit.

Gjatë bisedës telefonike me homologun e vet iranian Mohammad Javad Zarif, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u shpreh se sanksionet e ShBA-së e pengojnë Iranin të luftojë plotësisht kundër epidemisë COVID-19.

Pala ruse thotë se do të vazhdojë të nxitë projektet dypalëshe të tregtisë e investimeve, duke përfshirë ndihmën për të rritur furnizimin e produkteve bujqësore, të cilat i duhen urgjentisht Iranit për shkak të sanksioneve amerikane. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore