Kina dhe ASEAN-i do të forcojnë solidaritetin në luftën kundër pandemisë

2020-03-25 10:48:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi është shprehur se Kina do të forcojë solidaritetin dhe bashkëpunimin me vendet e Azisë Juglindore për të luftuar COVID-19.

Wang diskutoi lidhur me COVID-19 dhe bashkëpunimin Kinë-ASEAN në një takim me homologun e tij nga Brunei të martën.

Ai shprehu vlerësimin e presidentit Xi Jinping për mbështetjen, duke përfshirë ndihmën financiare, që Kina mori nga Brunei në luftën e saj kundër koronavirusit.

Brunei e vlerësoi Kinën për frenimin e përhapjes së sëmundjes brenda vendit dhe për ndihmën që i ka dhënë Bruneit në luftën kundër koronavirusit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore