CMG-ja:Të paqëna spekulimet se produktet kineze mbartin koronavirus

2020-03-25 21:16:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në bashkërendim të etiketimit të koronavirusit nga disa politikanë amerikanë si "virusi kinez" dhe "virusi i Wuhan-it", disa perëndimorë po spekulojnë se produkte kineze mbartin virusin, duke bërë thirrje për bojkotimin e produkteve të prodhuara në Kinë.

Ashtu si veprimet e diskriminimit racial dhe të sulmit politik, kjo thënie e pabazë ka për qëllim që të errësojë emrin e Kinës dhe të ngjallë mosmarrëveshje midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë në dukje se COVID-19 nuk përhapet nëpërmjet produkteve kineze ose nëpërmjet produkteve të prodhuara në vendet me epidemi. Sipas një studimi të fundit, koha e mbijetesës së COVID-19 mbi sipërfaqe të ndryshme është e ndryshme dhe jetëgjatësia maksimale është 72 orë. Me marrjen e masave të nevojshme mbrojtëse, sendet e ndryshme nuk kanë mundësi të jenë rreziqet kryesore të përhapjes së virusit.

Pas përmirësimit të gjendjes parandaluese e kontrolluese të epidemisë në vend, Kina u ka dhënë shumë vendeve ndihmë të materialeve mjekësore brenda mundësive. Nëse besojmë versionet e bojkotuesve se në produktet kineze ka virus, atëherë do të duhej të refuzoheshin edhe maskat, veshjet mbrojtëse, ventilatorët etj. të prodhuara nga Kina për të shmangur infektimin nga virusi.

Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të G20-s për COVID-19 nëpërmjet videos. Me këtë rast, Kina do të nxitë zhvillimin e parandalimit dhe të kontrollit të përbashkët ndërkombëtar dhe përsosjen e sistemimit të shëndetësisë globale duke rezistuar goditjen e epidemisë kundër ekonomisë botërore. Epidemia e tanishme nuk do të shkëpusë lidhjen e Kinës me botën, përkundrazi do të shtohet kuptimi botëror për idenë e bashkësisë së fateve të përbashkëta. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore