OBSh-ja paralajmëron: ShBA-ja mund të bëhet epiqendra e koronavirusit

2020-03-25 21:13:42 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra e pandemisë së koronavirusit për shkak të një "përshpejtimi shumë të madh" të infektimit.

Mbi 50 mijë vetë në ShBA janë infektuar nga virusi, duke detyruar qeveritarët në të gjithë vendin të urdhërojnë dhjetëra miliona qytetarë të qëndrojnë në shtëpi.

Të sapoinfektuarit përfshijnë presidentin e Universitetit të Harvardit dhe drejtorin e Qendrës për Infeksion dhe Imunitet në Universitetin Columbia, i cili udhëtoi në Kinë javë më parë për të studiuar epideminë e koronavirusit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore