Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës mbështet shtyrjen e Lojërave Olimpike

2020-03-25 19:07:28 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë federata sportive dhe sportistë kanë mirëpritur vendimin për shtyrjen e Lojërave Olimpike mes shqetësimit në rritje për pandeminë koronavirus.

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe, u shpreh se ky vendin ishte i duhur.

"Ky ishte vendim shumë i duhur. Nëse luftojmë për të ruajtur integritetin e konkurrencës, i cili është me të vërtetë një vlerë olimpike, nuk mund të kemi atletë që janë thjesht të mbyllur në shtëpitë e tyre, nuk janë në gjendje të stërviten dhe kjo është se disa janë në gjendje më të mirë se të tjerët, atëherë duket qartë se integriteti i konkurrencës do të zhdukej".

Federata Ndërkombëtare e Ping-Pongut shprehu gjithashtu mbështetje për vendimin për shtyrjen e Lojërave.

Kampioni olimpik në Rio, Adam Peaty tha se vendimi është një lehtësim për shumë sportistë si ai.

"Tani me vendimin KON-it shumë sportistë mund të marrin frymë lirisht. U ndiem nën presion për të garuar sepse Lojërat Olimpike ishin vetëm disa javë larg dhe padyshim që na duhej të stërviteshim sa më shumë që të ishte e mundur dhe disave prej nesh na u desh të shkonim në ambiente të jashtme dhe të vendosnim njerëz të tjerë në rrezik".

Shumë atletë olimpikë përfshirë kampionin e tregarëshit Alistair Brownlee, atleten e kërcimit së gjati Jazmin Sawyers dhe sportistë të tjerë shprehën në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore