Analisti: Tregjet të paqëndrueshëm përsa kohë shtohen rastet e COVID-19

2020-03-24 19:44:09 CRI Komenti juaj Printoni

Stoqet ranë rreth 3 për qind në Wall Street ndërsa Kongresi pati një tjetër pengesë për projektligjin e stabilizimit ekonomik për situatën e koronavirusit në ShBA me vlerë mbi 2 trilionë dollarë. Edhe përpjekja për të miratuar projektligjin e ndihmës dështoi gjithashtu në Capitol Hill.

Plani synon të ofrojë mbështetje për bizneset e vogla dhe industrinë e turizmit të goditur më ashpër.

Por demokratët thonë se kjo favorizon shumë korporatat në kurriz të shëndetit publik dhe punëtorëve.

Dow dhe S&P 500 ranë 3 për qind.

Me humbjet e së hënës, tregu i aksioneve ka humbur më shumë se një të tretën e vlerës së tij që nga shifrat e muajin e kaluar, pasi shumë biznese u mbyllën.

Ekonomistët botërore po shprehen gjithnjë e më shumë se një recesion duket i pashmangshëm.

Tregjet ka të ngjarë të qëndrojnë jashtëzakonisht të paqëndrueshëm përsa kohë që përshpejtohet numri i infektimeve të reja.

Analistët thonë se investitorët po presin që bankat qendrore dhe qeveritë të bëjnë pjesët e tyre për të mbështetur ekonominë.

Analisti i letrave me vlerë "Wedbush" Dan Ives:

"Mendoj që po nisim të hymë në atë që unë pothuajse e quaj një lodhje shitjeje, ku, ju e dini, disa nga këto stoqe kanë nisur vlerësimet si në teknologji, ashtu edhe në fusha të tjera, ku po shihni investitorët që pothuajse ecin në anën tjetër, këtë luginë të errët, për sa i përket këtyre rezervave. Unë mendoj se po ndodh lodhja e shitjeve. Mendoj se gjatë ditëve të ardhshme do të shohim disa zhvillime domethënëse. Por një pjesë e madhe që i mungon tablosë është padyshim bllokimi që ne po shohim në Uashington DC për sa i përket miratimit të këtij projektligji".

Mrekulli
Lajmet Kryesore