Lufta e popullit kinez kundër epidemisë e udhëhequr nga Xi po pret pranverën

2020-03-08 10:42:48 CRI Komenti juaj Printoni

"Epidemia e koronavirusit është një çështje e madhe e shëndetit publik me shpejtësinë më të madhe të përhapjes, sferën më të madhe të infeksionit dhe vështirësinë me të madhe të parandalimit dhe të kontrollit në historinë e Kinës së Re," u shpreh ditët e fundit lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping në një telekonferencë me 170 mijë punonjës qeveritarë në Kinë.

Epidemia e papritur filloi para Festës së Pranverës. Sipas traditës, gjatë Festës së Pranverës njerëzit në Kinë duhet të kthehen në vendlindje dhe të takohen me të afërmit. 90 % e kinezëve e bëjnë këtë çdo vit, domethënë, mbi 1.2 miliard kinezë duhej të udhëtonin me rastin e Festës së Pranverës. Por në këtë Festë Pranvere, mbarë kinezët ndaluan udhëtimin. Nën udhëheqjen e Xi-së, ata qëndruan në shtëpi dhe ndaluan grumbullimet, duke u përpjekur së bashku me qeverinë për të kontrolluar epideminë.

Nga 25 janari deri më 4 mars, gjatë 40 ditëve, Xi organizoi 6 herë mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për të analizuar punët e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë. Frekuenca e lartë e mbledhjeve tregon që lideri më i lartë dhe vendimmarrësit në Kinë i kushtojnë rëndësi parandalimit e kontrollit të epidemisë dhe gjithmonë zbatojnë politikën e "vendosjes së popullit në qendër."

Gjatë 40 ditëve, Xi ka bërë dy herë inspektime në Pekin për të drejtuar punët e parandalimit dhe të kontrollit dhe të kërkimit shkencor. Presidenti i Klubit të Grupit 48 të Britanisë Stephen Perry tha se inspektimi i Xi-së në vijën e parë tregon dashurinë e tij për popullin dhe vendosmërinë e tij kundër epidemisë. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh më 5 mars në Gjenevë se gjatë vizitës në Pekin, ai pa masat e marra nga Kina dhe drejtimin e presidentit Xi. Xi ka mobilizuar mbarë qeverinë dhe mbarë shoqërinë, duke kërkuar që çdokush të zbatojë përgjegjësitë e veta kundër epidemisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se, nëse udhëheqja e lartë ose lideri i vendit drejtojnë dhe bashkërendojnë punët e sektorëve të ndryshëm, masat do të jenë më të efektshme.

Nën udhëheqjen e liderit më të lartë të Kinës, Kina shfaqi epërsinë e sistemit dhe ka marrë masat më të gjithanshme dhe më serioze për të luftuar epideminë. Mbi 40 mijë punonjës mjekësorë kanë shkuar në Hubei. Qarqet e ndryshme kanë garantuar ofrimin dhe bashkërendimin e materialeve mjekësore. Në 40 ditë, situata e epidemisë është përmirësuar dhe janë shfaqur rezultatet e trajtimit.

Revista mjekësore "Lancet" botoi më 6 mars një artikull, ku thuhet se masat e shëndetit publik të marra nga Kina ndoshta janë "punët më ambicioze dhe më pozitive të kontrollit të epidemisë në histori", duke shmangur më shumë vdekje dhe infektime. Sipas artikullit, sukseset e Kinës ndoshta janë jo vetëm nga sistemi administrativ që ka aftësi të fortë të mobilizimit përballë sfidave, por edhe nga zbatimi nga populli kinez i procedurave të shëndetit publik.

Është mars dhe lulet në krahina të ndryshme të Kinës po çelin dhe hapat e pranverës po afrohen. Tani kinezët e kanë kaluar shqetësimin dhe po luftojnë epideminë me besim të fortë. Dita e mirëpritur do të vijë shumë shpejt. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore