A janë një pjesë e amerikanëve xhelozë për veprimet e Kinës?

2020-03-07 11:57:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, gazeta "New York Times" botoi një intervistë me këshilltarin e lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Bruce Aylward, që foli lidhur me vizitën e tij 9-ditore në Kinë dhe masat e marra nga Kina, si izolimi në shtëpi, mbyllja e shkollave etj. Por në fund të intervistës, gazetari pyeti: "Të gjitha këto nuk mund të bëhen në ShBA apo jo?"; "Kina mund t'i bëjë këto, sepse është një vend autokratik, apo jo?"

Shumë njerëz i kanë kritikuar pyetje të tilla, duke i quajtur si të pamenduara dhe se ato tregojnë xhelozi nga një pjesë e amerikanëve. Madje disa shtruan pyetjen që, nëse ShBA-ja nuk di si të kopjojë përvojën e Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, si përpiqet t'i krijojë vështirësi Kinës?

Si vendi i parë ku u zbulua epidemia e koronavirusit, Kina e vë jetën dhe shëndetin e popullit në vend të parë dhe, falë epërsisë së sistemit, 1.4 miliardë banorët e saj u përpoqën së bashku dhe gjatë një muaji epidemia u vu nën kontroll. Kina ka dhënë kontribut edhe për çështjen e shëndetit publik në botë. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se masat e forta të Kinës mbrojnë jo vetëm popullin kinez, po edhe popujtë e tjerë të botës dhe kanë dhënë kohë për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Liderët e shumë vendeve mendojnë se në parandalimin e kontrollimin e epidemisë shpejtësia, përmasa dhe efikasiteti i Kinës tregojnë epërsinë e sistemit të saj.

Në intervistën me "New York Times", Bruce Aylward miratoi masat serioze të Kinës për parandalimin e kontrollin. Ai mendon se me këto masa u shmang infektimi i qindra mijë njerëzve. Njëkohësisht, ai krahasoi gjendjen në Kinë dhe në ShBA në fushat e zbulimit të sëmundjes dhe të shpenzimeve të mjekimit. Koha për analizën PCR në Kinë është 4 orë, por në ShBA mostrat duhet të çohen në Atlanta. Analiza PCR në Kinë është falas dhe, pas plotësimit të sigurimeve shëndetësore, qeveria kineze paguan. Ndërsa sistemi i sigurimeve shëndetësore në ShBA ka "pengesa ndaj shpejtësisë", dhe shpenzimet e zbulimit dhe të trajtimit janë të larta, duke krijuar pengesa për shumë qytetarë.

Në konferencën e shtypit të organizuar më 5 mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus-i tha se, gjatë vizitës së tij në Pekin, ai pa se presidenti Xi drejton punët e parandalimit e të kontrollit dhe nxit mbarë qeverinë e mbarë shoqërinë që çdokush të zbatojë detyrat e veta përballë epidemisë. Drejtorja e Programit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maria van Kerkhove tha se çdo kinez ka besim të fortë dhe se ata e dinë si të mbrojnë veten e të afërmit dhe si të veprojnë kolektivisht kundër epidemisë.

Njëkohësisht, edhe publiku ndërkombëtar e vlerëson objektivisht parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në Kinë. Shkrimtarja amerikane Sara Flounders vuri në dukje se masat e kundërshtimit të epidemisë të Kinës tregojnë epërsinë e socializmit. Kur përballohet me sfida, Kina ka aftësi të marrë vendime që nuk lidhen me fitimet, si në kapitalizëm. Në uebsajtin e Korporatës Australiane së Transmetimeve (ABC) u publikua një artikull, ku shtrohet pyetja: A na ka dhënë Partia Komuniste e Kinës një mësim si të veprojmë?

Tani e gjitha bota po shikon se pse Kina mund të marrë masa të forta kundër epidemisë, kurse ndonjë vend që ka ndjenjë superioriteti s'mund ta bëjë këtë. Këto janë ndryshimet mes një vendi të madh të përgjegjshëm dhe një vendi të madh që kërkon të ketë vetë përparësi. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore