Përpjekjet e Kinës duhet të shikohen nga të gjithë

2020-02-21 09:50:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në Afrikën e Jugut Lin Songtian mbajti të martën një konferencë shtypi në ambasadë, ku foli lidhur me përpjekjet e Kinës për të luftuar epideminë dhe praktikën dhe efektivitetin e punës së Kinës në tetë fusha lidhur me kontrollin dhe parandalimin e epidemisë, duke theksuar se kjo është një punë që nuk nuk mund të bëhet çdo vend.

Ambasadori Lin renditi tetë aspekte të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë: lideri më i lartë i Kinës drejton nga afër punën e parandalimit dhe kontrollit; dy spitale dhe 15 spitale kabina u ndërtuan brenda një kohe të shkurtër; mobilizimi i tërë masave popullore për izolimin me vetëdije për dy javë ose më shumë; mobilizimi me urgjencë i ekipeve mjekësore për të ndihmuar Wuhan-in dhe Hubein me materiale; ndihma me objektiva të përcaktuara; nisja e mekanizmit kombëtar të parandalimit dhe kontrollit të përbashkët etj.

Këto aspekte kanë vërtetuar jo vetëm "shpejtësinë, shkallën dhe efikasitetin e Kinës", të vlerësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, por gjithashtu kanë nxjerrë në pah epërsinë e sistemit socialist me karakteristika kineze, dhe kanë treguar kontributin e Kinës në sigurinë publike globale dhe paqen e zhvillimin e botës.

Kurse në ShBA, për t'iu përgjigjur shpërthimit të gripit A (H1N1) në vitin 2009, qeveria amerikane deklaroi fillimisht se "nuk ka nevojë të bien kambanat e alarmit" dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas një vonese prej gjashtë muajsh. Si pasojë, në 214 vende dhe rajone në mbarë botën u infektuan 60 milion veta dhe gati 300 000 vdiqën. Mario Cavolo, një shkrimtar italo-amerikan që jeton në Kinë prej gati 20 vjetësh, shkroi kohët e fundit në mediat sociale se askush në atë kohë nuk e akuzoi Qendrën Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-së, por tani ata po përpiqen të përbaltin dhe akuzojnë Kinën. Kjo është një gjë shumë e tmerrshme, vuri në dukje përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Afrikën e Jugut Lin Songtian. (Vera/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore