Zëdhënësi i OKB-së: Operacion i madh ndihme në veriperëndim të Sirisë

2020-02-21 09:46:54 CRI Komenti juaj Printoni

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ka njoftuar se një operacion i madh ndihme është duke u zhvilluar në Sirinë Veriperëndimore për të ndihmuar civilët.

Stephane Dujarric-i tha se kjo është sasia më e madhe e ndihmës që OKB-ja ka dërguar nëpërmjet kufirit siriano-turk që nga viti 2014:

"Gjithsej 1 227 kamionë me ndihma humanitare kanë kaluar nga Turqia nëpërmjet pikave kufitare Bab al-Hawa dhe Bab al-Salam muajin e kaluar, në krahasim me 928 kamionë në dhjetor."

Ai paralajmëroi se situata në veriperëndim të Sirisë mbetet e vështirë:

"Ne vazhdojmë të jemi shumë të alarmuar në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e mbi tre milion civilëve në Idlib dhe zonat përreth tij në veriperëndim të Sirisë, pas njoftimeve që sulmet ajrore dhe bombardimet po vazhdojnë të vrasin një numër të madh civilësh."

Në dhjetëra komunitete në Idlib dhe Alepo janë raportuar sulme ajrore ose me mortaja gjatë 24 orëve të fundit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore