"EgyptAir"-i do të rifillojë fluturimet javore për në Kinë nga 27 shkurti

2020-02-21 09:02:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kryesore ajrore e Egjiptit ka njoftuar se do të rifillojë fluturimet për në Kinë dhe nga Kina duke filluar nga 27 shkurti.

"EgyptAir"-i do të rifillojë një fluturim çdo të enjte nga Kajroja në Pekin dhe më pas në Guangzhou.

Fluturimi i kthimit do të jetë nga Guangzhou për në Kajro me një ndalesë në Pekin.

Kompania pezulloi të gjitha fluturimet për në Kinë më 4 shkurt për shkak të epidemisë së COVID-19.

"EgyptAir"-i ka deklaruar se do ta ndjekë rregullisht situatën, për të vendosur nëse do të shtojë numrin e fluturimeve. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore