Kinë, rinis plotësisht shërbimi i transportit publik në rajonet me rrezik të ulët të epidemisë

2020-02-21 19:10:40 CRI Komenti juaj Printoni

Provincat dhe qytetet kineze me rrezik të ulët të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri do të rifillojnë plotësisht shërbimet e transportit publik të pezulluara më parë në mes të përpjekjeve të kontrollit të epidemisë, tha të premten një zyrtar i transportit.

Shërbimet e transportit publik, përfshi autobusët, metrotë, trenat dhe taksitë do të rinisin punën plotësisht në rajone me një rrezik të ulët epidemie, tha zyrtari në Ministrinë e Transportit Xu Chengguang në një konferencë për shtyp në Pekin.

Prej së enjtes, 26 provinca kanë rifilluar transportin rrugor ndër-provincial dhe 30 provinca kanë rifilluar transportin rrugor brenda krahinës, tha Xu.

Shërbimi i transportit publik tokësor në 40 qytete nuk është ndërprerë, ndërsa 78 qytete në nivel prefekture dhe 90 qytete në nivel qarku kanë rifilluar operimin e transportit publik tokësor.

Nga 41 qytete që kanë hapur tranzitin hekurudhor urban, 33 kanë pasur linjat e tyre të transportit hekurudhor në funksionim normal, ndërkohë po punojnë për rifillimin e pjesës tjetër.

Në zonat me një rrezikshmëri të lartë epidemie, duhet të bëhen përpjekje për të përmbushur nevojat e udhëtimit për punonjësit e mjekësisë, të shërbimeve publike etj., para rifillimit të plotë të transportit publik, tha Xu. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore