Terapia me plazmë konvaleshente efektive për rastet e rënda të COVID-19

2020-02-21 16:45:32 CRI Komenti juaj Printoni

Terapia me plazmë konvaleshente ka provuar të jetë efektive në rastet e rënda të sëmundjes së koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), tha të premten një zyrtar kinez.

Mbi 100 pacientë që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë dhuruar plazmën, e cila mund të shndërrohet në produkte terapeutike për të trajtuar më shumë se 200 pacientë me simptoma të rënda dhe kritike, tha zv.ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Xu Nanping në një konferencë shtypi në Pekin.

Sipas zyrtarit, në mesin e 11 pacientëve të parë që morën terapinë në Wuhan, gjashtë raste u përmirësuan. Ai shtoi se do të aplikohet më tej te pacientët me simptoma të rënda dhe kritike.

Gjithsej 20 ekipe janë dërguar në 11 provinca për të mbledhur plazma konvaleshente.

Së bashku me terapinë e plazmës efektive në trajtimin e COVID-19 janë Mjekësia Tradicionale Kineze dhe ilaçi i përdorur kundër malaries, klorokin fosfati, tha Xu.

Ndërkohë, shkencëtarët kinezë po punojnë fort për zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit të ri duke përvetësuar pesë qasje teknologjike.

"Nën premisën e garantimit të sigurisë, efektivitetit dhe realizimit të vaksinave, ne parashikojmë që nga prilli deri në majin e këtij viti do të testohen klinikisht disa vaksina dhe mund të aplikohen për përdorim urgjent," tha të premten zyrtari i lartë i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore