Kina po merr masa për të arritur pritshmërinë e botës

2020-02-20 16:53:29 CRI Komenti juaj Printoni

Shpërthimi i koronavirusit të tipit të ri bëri që procesi i prodhimit në shumë krahina të Kinës të ndalojë, duke sjellë ndikim të menjëhershëm në zinxhirin global të furnizimit dhe në ekonominë botërore. E përjavshmja gjermane "Focus" komentoi në 17 shkurt se "bota po pret që Kina t'i rikthehet normalitetit", Kina është fabrika e botës dhe motori ekonomik botëror dhe bota shpreson që Kina të shpejtojë hapat drejt rifillimit të punës. Me përmirësimin gradual të gjendjes, rifillimi i punës dhe i prodhimit në krahina të ndryshme të Kinës janë në rrugën e duhur. "Reuters" raportoi në 17 shkurt se një studim nga kompania "Shanghai Overseas Services" tregoi se më shumë se 80% e kompanive në pjesën kontinentale të Kinës kanë rifilluar punën.

Zëdhënësi i kompanisë Ford Anderson Chan tha se duke u bazuar te zhvillimi i ekonomisë kineze pas epidemisë SARS në vitin 2003 ai shprehu besimin se pas zbehjes së epidemisë, ekonomia kineze do të stabilizohet dhe rikuperohet menjëherë. Ajo që duket qartë në ndryshim nga viti 2003 është se në atë kohë vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze ishte vetëm 13.7 trilionë juanë, kurse në 2019-n ishte 99.1 trilionë juanë. Rritja e konsiderueshme e madhësisë së ekonomisë do të thotë që aftësia dhe mjetet për t'i bërë ballë tronditjeve afatshkurtra janë gjithashtu në rritje. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha ditët e fundit se ndikimi i përgjithshëm i epidemisë në ekonominë e Kinës është relativisht i kontrollueshëm.

Më 19 shkurt, "Standard & Poor's" (S&P Global) lëshoi një raport vlerësimi, duke thënë se "ndikimi afatshkurtër i epidemisë nga koronavirusi në makroekonomi do të reflektohet kryesisht në tremujorin e parë", ndërsa në tremujorin e tretë parashikohet që PBB-ja e Kinës të rritet.

Përballë kësaj gjendjeje, qeveria kineze nxorri një sërë masash për të përballuar goditjen e epidemisë mbi ekonominë. "Wall Street Journal" tha se qeveria kineze ka miratuar një seri masash urgjente për të trajtuar ndikimin e epidemisë, që jo vetëm ka kushtuar miliarda dollarë në sistemin financiar vendas, por ka ngritur pritjet për uljen e normave të interest, si dhe është zotuar se do të thjeshtësojë miratimet dhe procedurat administrative. Në të njëjtën kohë, qeveria kineze i kushton një rëndësi të madhe interesave të kompanive të huaja në Kinë. Sipas medias "Singapore Lianhezaobao", më 10 shkurt, Ministria e Tregtisë e Kinës lëshoi një seri masash të synuara për të garantuar me vendosmëri rifillimin e rregullt të punës dhe prodhimin e ndërmarrjeve të financuara nga jashtë si dhe mbrojtjen e investimeve të huaja.

Me rifillimin e rregullt të punës në zona të ndryshme, ekonomia e Kinës po tregon më tej aftësinë dhe potencialin e saj. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore