BE-ja miraton patrullime të reja detare në Libi pas heqjes së vetos nga Austria

2020-02-18 13:06:02 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian ka miratuar nisjen e një misioni të ri detar dhe ajror në Mesdheun Lindor për të ndaluar furnizimin me armë të fraksioneve ndërluftuese në Libi, pasi Austri hoqi veton.

Vendimi u mor pas disa javë bisedimesh të pasuksesshme dhe paralajmërimeve të kreut të punëve të jashtme të BE-së Josep Borrell se Unioni rrezikonte të bëhej i parëndësishëm nëse nuk vepronte.

"Sot kemi hedhur në tryezë një marrëveshje politike: ne do të dërgojmë anije detare, për të kontrolluar rrugët që ndjekin anijet që çojnë armë në Libi. Sigurisht, siç e thashë, ato nuk do të jenë aty vetëm për të parë; jo, ato duhet të veprojnë. Nëse ka trafik armësh, ato duhet të reagojnë dhe të ndërhyjnë në lëvizjen e anijeve," tha z. Borrell.

Anijet e BE-së do të lundrojnë dhe do të kontrollojnë anijet e dyshimta në Mesdheun Lindor, ku ndodh shumica e kontrabandës së armëve.

Borrell-i shprehu shpresën që operacioni i patrullimit i BE-së do të vijojë deri në fund të marsit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore