Tërmeti, bashkësia ndërkombëtare dhuron mbi 1 miliard dollarë për Shqipërinë

2020-02-18 13:00:30 CRI Komenti juaj Printoni

Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar se do të japin mbi 1 miliard dollarë amerikanë për ta ndihmuar Shqipërinë të kalojë pasojat e shkaktuara nga tërmeti i madh i vitit të kaluar.

Në Bruksel u zhvillua një konferencë për të mbledhur fonde për rindërtimin e shtëpive, bizneseve dhe spitaleve të shkatërruara nga tërmeti.

Donatorët ndërkombëtarë përfshijnë BE-në, ShBA-në, Kanadanë dhe Izraelin.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha që bashkësia ndërkombëtare do t'i qëndrojë pranë Shqipërisë gjatë procesit të rindërtimit dhe rimëkëmbjes.

"Jam e lumtur që deklaroj se BE-ja, Banka Europiane e Investimeve dhe vendet anëtare kanë premtuar 400 milionë euro. Por gjërat kanë shkuar edhe më mirë, sepse sot i kemi kaluar të gjitha parashikimet. Bashkësia ndërkombëtare ka premtuar 1 miliard e 150 milionë euro për Shqipërinë," theksoi Von der Leyen.

Tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar, shkaktoi 51 të vdekur dhe 17 mijë të pastrehë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore