Maratona e Tokios, anulohet pjesëmarrja e publikut të përgjithshëm për shkak të virusit

2020-02-18 12:55:39 CRI Komenti juaj Printoni

Maratona e Tokios do të zhvillohet vetëm me atletë elitë më 1 mars, për shkak të epidemisë së koronavirusit.

38 000 veta planifikohej të garonin në kryeqytetin japonez, por tani do të ketë pak më shumë se 200 pjesëmarrës në këtë veprimtari.

Organizatorët thonë se u duhej ta anulonin pjesëmarrjen e publikut për të garantuar sigurinë e garës.

Vrapuesve të regjistruar u është dhënë mundësia ta shtyjnë pjesëmarrjen në vitin 2021.

Maratona e Tokios është një nga gjashtë maratonat kryesore në botë, bashkë me ato të Bostonit, Londrës, Berlinit, Çikagos dhe Nju- Jorkut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore