Shefi i OKB-së bën thirrje për më shumë veprim në ndihmë të refugjatëve afganë

2020-02-18 19:22:07 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë më shumë veprime në ndihmë të refugjatëve afganë.

Guterres i tha këto ndërsa drejtoi një konferencë ndërkombëtare që shënoi praninë 40-vjeçare të refugjatëve afganë në Pakistan.

"Për 40 vjet, afganët janë përballur me kriza të njëpasnjëshme. Për 40 vjet, populi i Pakistanit është përgjigjur me solidaritet. Tani bujaria shtrihet nëpër dekada dhe breza. Në të vërtetë kjo është situata më e zgjatur në histori e refugjatëve dhe gjithashtu një histori që më prek shumë në zemër".

Kryeministri pakistanez Imran Khan tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka për paqen në Afganistan, në mënyrë që refugjatët të kthehen pa problem për të ndihmuar në zhvillimin e atdheut të tyre.

"Nuk e themi këtë sepse kemi 1.4 milion refugjatë të regjistruar; ne jemi vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të refugjatëve dhe për 22 vjet ne ishim vendi numër një me popullsinë më të madhe të refugjatëve. Nuk është për shkak të kësaj. Por sepse populli i Afganistanit meriton paqen. Kjo është gjëja më e rëndësishme".

Khan gjithashtu bëri thirrje për më shumë përpjekje globale në ndihmë të refugjatëve afganë për nga ana humanitare, të tilla si mbështetje ndaj punësimit dhe lehtësira të tjera që çojnë drejt begatisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore