Kina nxit rifillimin e punës në sektorin e blegtorisë

2020-02-17 13:05:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka nxitur autoritetet e pushtetit vendor, përveç atyre në Wuhan dhe në zonat e tjera ku gjendja e epidemisë është serioze, të ofrojnë mbështetje për rifillimin e punës për prodhimin e gjësë së gjallë, në mbështetje të përpjekjeve kundër koronavirusit të ri.

Rregullatori ekonomik i Kinës thotë se sektori i blegtorisë ka hasur probleme si mungesa e furnizimit me ushqim për bagëtinë, vështirësitë në transport dhe numri i ulët i punëtorëve të rikthyer në punë.

Pushtetit vendor i është kërkuar që të marrë masa mbështetëse dhe të lejojë ndërmarrjet që përfshijnë rritjen dhe përpunimin e bagëtive dhe shpendëve, të rifillojnë punën, duke mos vendosur kufizime ndaj tyre.

Mrekulli
Lajmet Kryesore