OKB-ja u bën thirrje vendeve të mos vënë kufizime që nuk përputhen me rregullat e OBSh-së

2020-02-17 12:45:31 CRI Komenti juaj Printoni

Koordinatori i OKB-së i akredituar në Kinë u bëri thirrje të gjitha vendeve të mos vendosin kufizime udhëtimi që bien në kundërshtim me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetësisë.

Nicholas Rosellini tha se disa vende kanë reaguar në mënyrë të tepruar lidhur me epideminë e koronavirusit të ri, duke pezulluar fluturimet nga Kina ose për në Kinë, ose duke kufizuar hyrjen në kufi.

Ai u bëri thirrje këtyre vendeve që të ndjekin rekomandimet e udhëtimit dhe shëndetit të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Rosellini u kërkoi gjithashtu të gjitha vendeve të mos stigmatizojnë ose diskriminojnë grupe njerëzish vetëm nga ngjyra e pasaportës së tyre.

Ai shprehu urimet e veta më të mira dhe përkrahjen për stafin mjekësor dhe të sëmurët në Kinë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore