OBSh-ja: Kina po bën sakrifica të mëdha për kontrollin global të koronavirusit

2020-02-17 12:37:28 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i lartë i OBSh-së i ka vlerësuar lart përpjekjet dhe arritjet e Kinës në kontrollin e epidemisë së pneunomisë së koronavirusit të ri, që ka shpërthyer në mes të dhjetorit të vjetshëm.

Duke folur në një forum të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Michael Ryan u shpreh:

"Është interesante. Para shpërthimit të epidemisë, Hubei kishte 137 shtretër izolimi, kurse sot ka mbi 14 mijë. Më thoni, a ka ndonjë vend tjetër në botë që mund ta bëjë këtë?"

Ryan theksoi gjithashtu që populli kinez ka bërë sakrifica të mëdha për parandalimin e epidemisë. Sipas tij, provat që po bën Kina për ilaçet pritet të kenë rezultate brenda 2-3 javësh.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore