Konferenca e Mynihut mbi Sigurinë mbyllet pa konsensus mbi "Westlessness"

2020-02-17 20:58:06 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca e 56-të e Mynihut përfundoi pa konsensus mbi "Westlessness" (një ndjenjë e përhapur e shqetësimit përballë rritjes së pasigurisë në lidhje me qëllimin e qëndrueshëm të Perëndimit), që ishte tema e këtij viti.

Më shumë se 500 vendimmarrës ndërkombëtarë të nivelit të lartë, përfshi mbi 35 krerë shtetesh ose qeverie me 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes u mblodhën në konferencë për të diskutuar krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë.

Konferenca përfshiu biseda për çështjet e nxehta si Libia dhe Lindja e Mesme, tregtia, energjia dhe shëndeti, si dhe sfidat e reja të sigurisë të sjella nga teknologjitë dhe ndryshimet klimatike.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi drejtoi gjithashtu konferencën si pjesë e turneut të tij në Gjermani.

Ai bëri thirrje për kapërcimin e diferencave Lindje-Perëndim dhe praktikimin e multilateralizmit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore