Kinë, dërgohen 726 700 veshje mbrojtëse për në epiqendrën e koronavirusit

2020-02-14 12:06:12 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se në provincën Hubei janë dërguar afro 727 mijë veshje mbrojtëse dhe pajisje të tjera mjekësore për të ndihmuar punët e parandalimit dhe kontrollit të koronavirusit të ri.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit thotë se po ndihmon kompanitë kryesore që të fillojnë prodhimin e materialeve mjekësore, për të ndihmuar në zbutjen e epidemisë në Wuhan.

Cao Xuejun nga kjo ministri shpjegon:

"Ne jemi duke punuar për të rinisur prodhimin në fabrikat kryesore, për të rritur produktivitetin e tyre dhe për të shpërndarë materialet kryesore, për të përmbushur kërkesat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në provincën Hubei dhe qytetin Wuhan."

Ministria thotë se do të bëjë sa mundet për të siguruar furnizimin e pajisjeve mjekësore, për të përmbushur nevojat në qytetin Wuhan dhe provincën Hubei.

Mrekulli
Lajmet Kryesore