Xi-Mahathir, bisedë telefonike për epideminë e koronavirusit të ri

2020-02-14 11:04:10 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka diskutuar për çështjen e epidemisë së koronavirusit të ri në telefon me kryeministrin e Malajzisë Mahathir Mohamad.

Xi Jinping-u tha se propozimi i Mahathir-it për bisedime telefonike tregon përkrahjen e Malajzisë për Kinën.

Presidenti kinez shprehu vlerësimin e lartë për përkrahjen e dhënë nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Malajzinë, duke shtuar se Kina do të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë me Malajzinë dhe vendet e tjera të ASEAN-it.

Mahathir Mohamadi vlerësoi lart përpjekjet e Kinës dhe përparimin e saj në luftën ndaj epidemisë.

Ai tha se Malajzia i ka dhuruar Kinës një sërë materialesh mjekësore dhe është e gatshme që të ofrojë më shumë ndihmë.

Kreu i qeverisë malajziane shtoi se vendet e ASEAN-it do të bashkëpunojnë me Kinën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore