Kina ndihmon me financim kompanitë e vogla të prekura nga epidemia

2020-02-14 20:56:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shtuar mbështetjen e financimit posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe mikro

të goditura nga epidemia, tha të premten rregullatori bankar i vendit. Bankat kineze kanë ofruar më shumë kredi për këto kompani, sidomos për ato në sektorët e goditur më shumë nga epidemia dhe në provincën Hubei, tha Li Junfeng, një zyrtar nga Komisioni i Mbikëqyrjes

së Bankave dhe Sigurimeve në Kinë.Firmat e vogla në sektorët si bujqësi, mbarështim, shitje me shumicë e pakicë, katering, logjistikë dhe turizëm ndikohen shumë nga shpërthimi i koronavirusit të ri dhe ka më shumë të ngjarë të vuajnë nga mungesa e likujditetit dhe vështirësia në shlyerjen e kredisë, sipas Li.Procedurat janë të thjeshta për firmat e vogla në aplikimin e kredive, tha Li. Gjithashtu, është krijuar një "kanal i gjelbër" për të dhënë kredi urgjente për firmat që marrin pjesë në kontrollin e epidemisë.(Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore