Kina përshëndet marrëveshjen e BE-së për të mos konsideruar ndalimin e udhëtarëve kinezë

2020-02-14 20:02:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përshëndeti marrëveshjen e arritur nga ministrat e shëndetësisë të BE-së për të mos konsideruar ndalimin e udhëtarëve kinezë për hyrjen në zonën Shengen, tha të premten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Sipas njoftimeve, ministrat e shëndetësisë të BE ranë dakord të forcojnë përgatitjet dhe koordinimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri në Europë gjatë një takimi të posaçëm që u mbajt të enjten në Bruksel.

Eurokomisionerja për Shëndetit Stella Kyriakides tha se BE-ja nuk po konsideron të ndalojë udhëtarët kinezë të hyjnë në zonën e saj pa viza Shengen për momentin dhe ata duhet të kenë besim në masat që po merren nga vendet anëtare dhe Kina për të përmirësuar gjendjen.

Zëdhënësi Geng Shuang tha se Kina mirëpret marrëveshjen dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin për të bërë një përgjigje kolektive ndaj epidemisë pasi virusi nuk njeh kufij.

Që nga shpërthimi i epidemisë, Kina dhe BE-ja kanë qenë në komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë dhe Kina dëshiron të shprehë mirënjohje të përzemërt ndaj BE-së dhe vendeve anëtare të saj për mbështetjen dhe ndihmën që kanë dhënë, shtoi Geng. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore