BE-ja bashkëpunon ngushtë me Kinën për koronavirusin, bën thirrje kundër diskriminimit

2020-02-14 20:00:21 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian po punon ngushtë me Kinën për të luftuar shpërthimin e koronavirusit të ri dhe nuk do të tolerojë asnjë diskriminim racor, tha një eurokomisionere.

"Komisioni po punon ngushtë me Kinën, si në nivelin teknik ashtu edhe politik," tha eurokomisionerja për Barazi, Helena Dalli në një debat të mërkurën në mbrëmje në Parlamentin Europian në Strasburg të Francës.

BE-ja ka siguruar tashmë 12 tonë pajisje mbrojtëse për Kinën, tha Dalli, duke shtuar se kjo masë ishte "një shenjë e qartë e solidaritetit".

Duke theksuar se BE-ja dhe Kina janë partnere strategjike prej vitit 2003, Jan Zahradil, një eurodeputet nga Republika Çeke, tha se është diçka shumë e mirë që BE-ja po punon me Kinën në luftën kundër epidemisë.

"Kina është një lojtare globale shumë e rëndësishme, prandaj nëse goditet nga sëmundja, do të ketë edhe pasoja globale," tha Zahradil. "Nëse BE-ja dëshiron të jetë një lojtare globale dhe dëshiron të tregojë përgjegjësi globale, është koha për ta ringjallur atë partneritet strategjik". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore