Xi dhe kryeministri i Malajzisë theksuan bashkëpunimin përballë epidemisë

2020-02-13 21:40:25 CRI Komenti juaj Printoni
Mbrëmjen e së enjtes, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri malajzian Mahathir Bin Mohamad zhvilluan një bisedë telefonike, me kërkesën e këtij të fundit.

Në thelb të bisedës palët u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në përballimin e epidemisë dhe njëkohësisht, për vijimin e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimit "Një brez, një rrugë", për krijimin e më shumë rezultate frytdhënëse në të mirë të dy vendeve e dy popujve.

Presidenti Xi tha se Mahathir Bin Mohamad është mik i vjetër i popullit kinez dhe në këtë moment kyç kur Kina po lufton kundër epidemisë së koronavirusit të ri, gjë që shpreh miqësinë e përkrahjen e palës malajziane ndaj palës kineze.

"Epidemia ka ndikuar përkohësisht shkëmbimet normale dypalëshe, por nuk lëkund miqësinë e thellë midis dy popujve," tha Xi. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore