Kinë, merr hov mësimi në distancë pas shpërthimit të koronavirusit novel

2020-02-13 21:26:56 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i mësimit në distancë apo në internet i Kinës po lulëzon pasi shpërthimi i koronavirusit çoi në shtyrjen e semestrit të ri.

Gjatë dy javëve të fundit, disa agjenci trajnimi online në Kinë kanë regjistruar një rritje deri në dhjetëfish të numrit të përdoruesve të rinj.

Xu Yesi nga Guangdong tha se kurset në internet janë të dobishme për të.

"Po qëndroj në shtëpi për shkak të shpërthimit të koronavirusit, kështu që kam ndjekur shumë kurse në internet kohët e fundit. Për shembull, kam ndjekur një kurs psikologjie që u mëson njerëzve se si të rregullojnë mënyrën e të menduarit gjatë shpërthimit të koronavirusit. Mendoj se këto kurse janë shumë e dobishme për mua".

Ndërsa shumë institucione arsimore po punojnë për transferimin e biznesit të tyre në internet, ekspertja Claudia Wang nga firma këshillimore e menaxhimit "Oliver Wyman" tha se për mësimdhënien në internet nevojitet më shumë se sa vetëm pasion.

"Duke pasur parasysh gjendjen e tanishme, të gjitha qendrat e trajnimit duhet të bëjnë ndryshime të menjëhershme në strukturën e tyre të organizimit, trajnimin e mësuesve, përmirësimet e infrastrukturës së IT-së dhe ndryshimin e rrjedhës operacionale. Gjëja më e rëndësishme është të siguroni një rrjedhë shërbimi të thurur mirë për të siguruar mbajtjen e studentëve, përndryshe, të gjitha përpjekjet do të jenë të kota".

Shkollat publike gjithashtu kanë përmirësuar mësimin në internet gjatë kësaj periudhe.

Të hënën, Ministria e Arsimit do të fillojë ngarkimin e programit në një platformë kombëtare arsimore të shërbimit publik për nivelin e kopshtit të fëmijëve deri në klasën e dymbëdhjetë. (Albana)

Mrekulli