G77 dhe OKB-ja shprehin mbështetje të plotë ndaj përpjekjeve të Kinës kundër COVID-19

2020-02-13 16:26:57 CRI Komenti juaj Printoni

Më 10 shkurt, Grupi i 77 vendeve dhe Kombet e Bashkuara shprehën mbështetje të plotë për luftën e Kinës kundër koronavirusit të ri në sesionin e 58-të të Komisionit për Zhvillimin Social në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Ambasadori Rudolph Michael Ten-Pow, kryetar i G77-s dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Guajanës në Kombet e Bashkuara, tha se Grupi shpreh mbështetje të plotë për përpjekjet gjithëpërfshirëse të qeverisë kineze në përmirësimin e shpërthimit të koronavirusit të ri dhe njeh përpjekjet e Kinës në shtrirjen e bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare. Grupi thekson që bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku me frymën e përgjegjësisë, transparencës, solidaritetit dhe bashkëpunimit dhe të shmangë përhapjen e diskriminimit, stigmës dhe keqinformimit për ta kontrolluar këtë shpërthim sa më shpejtë që të jetë e mundur. Grupi thekson rolin e rëndësishëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në gatishmërinë dhe përgjigjen globale të shëndetit publik dhe bën thirrje për respektimin e udhëzimit profesional të OBSH-së në lidhje me kontrollin e shpërthimit.

Nënsekretari i përgjithshëm Liu Zhenmin tha se ai bashkohet me sekretarin e përgjithshëm dhe krerët e të gjitha njësive të sistemit të OKB-së në njohjen e rezistencës dhe përpjekjes që Kina po bën për të luftuar këtë sfidë globale shëndetësore.

"Ne, në sistemin e OKB, jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të fortë për popullin dhe qeverinë e Kinës në luftën e tyre kundër shpërthimit të koronavirusit. Ne jemi të sigurt se ata do të arrijnë ta frenojnë koronavirusin novel shumë shpejt," tha Liu.

Grupi 77 përbëhet nga 134 anëtarë dhe është një mekanizëm i rëndësishëm koordinimi i vendeve në zhvillim që kërkojnë forcë përmes unitetit në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, dhe ka ndikim të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare. (Albana)

Mrekulli