Lagjet kineze po bëhen fortesë e kontrollit të gjendjes epidemike

2020-02-12 21:26:52 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë inspektimit ditët e fundit në Pekin të punës kontrolluese të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se lagjet janë linja e parë e parandalimit dhe e kontrollit të gjendjes epidemike si dhe linja më efektive mbrojtëse, të gjitha lagjet duhet të jenë fortesa e parandalimit dhe e kontrollit të gjendjes epidemike.

Lagjja është njësia themelore e qeverisjes së shoqërisë kineze si dhe një pikë e ndërlidhjes së qeverisë me banorët. Mbrojtja e lagjes mund të ndërpresë efektivisht kanalin e përhapjes së gjendjes epidemike.

Pas shpërthimit të epidemisë, qeveria kineze mori menjëherë masat urgjente për forcimin e parandalimit e të kontrollit të gjendjes në lagje. Sipas të dhënave, tani rreth 4 milionë punonjës të lagjes punojnë në 650 mijë lagje në qytete e fshatra të mbarë vendit. Në çdo lagje punojnë mesatarisht 6 punonjës dhe një i tillë u shërben 350 banorëve. Nëpërmjet përhapjes së njohurive mbi parandalimin e gjendjes epidemike, regjistrimit të informacioneve të çdo banori, matjes së temperaturës së banorëve, dhënies së shërbimeve të sakta banorëve të izoluar etj., punonjësit e lagjes kanë dhënë kontribut të madh për ndalimin e përhapjes së gjendjes epidemike.

Puna e lodhshme ka pasur rezultate. Sipas të dhënave del se të martën, në krahinat e ndryshme të mbarë vendit përveç provincës Hubei, u shtuan 377 raste të reja të konfirmuara të sëmundjes dhe ky shtim u ul për 8 ditë me radhë.

Në të njëjtën kohë, lagjet kineze kanë marrë shumë masa për të siguruar jetën e përditshme të banorëve. Punonjës të lagjes i ndihmojnë banorë të blejnë mallra të përditshme dhe të marrin pako të postës së shpejtë. Siç tha ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut Zweli Mkhize, qeveria kineze drejton siç duhet dhe masat popullore janë të bashkuara ngushtë, kjo gjendje është shumë emocionuese. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore