Administrata e Aviacionit Civil e Kinës forcon koordinimin me vende të ndryshme

2020-02-12 21:22:22 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, përgjegjësi përkatës i Administratës së Aviacionit Civil të Kinës u shpreh në Pekin se kjo administratë po zhvillon fuqimisht punën e parandalimit e të kontrollit të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri duke zhvilluar aktivisht shkëmbime e koordinime me departmente të aviacionit civil të vendeve të ndryshme për të siguruar funksionimin normal të linjave ajrore ndërkombëtare.

Drejtori i drejtorisë së standardit të fluturimit të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës Zhu Tao tha:

"Ne kemi marrë masat e parandalimit e të kontrollit të gjendjes epidemike si forcimi i qarkullimit të ajrit dhe i dezinfektimit në aeroplan, zhvillimi i kontrollit shëndetësor në avion, përcaktimi i procedurës së trajtimit urgjent të pasagjerëve me ethe etj."

Njëkohësisht kompanitë e ndryshme të aviacionit civil të Kinës kanë forcuar administrimin e shëndetit të punonjësve për të garantuar sigurinë e fluturimit.

Me ndikimin negativ të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri, transporti i aviacionit ndërkombëtar i Kinës ka përballuar sfidën e madhe. Nën këtë gjendje, Administrata e Aviacionit Civil e Kinës e ka informuar në kohë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për masat kontrolluese të qeverisë kineze e të kompanive të aviacionit civil dhe ka forcuar koordinime me departamentet e aviacionit civil të vendeve përkatëse duke u kërkuar atyre të konsiderojnë me kujdes kufizimin e fluturimeve në Kinë. Deri më 11 shkurt, departamente të aviacionit civil të mbi 40 vendeve kanë dhënë përgjigje aktive për të shprehur përkrahjen ndaj masave parandaluese e kontrolluese të gjendjes epidemike. Britania, Franca, Gjermania, Japonia etj. bënë me dije se nuk kanë kufizuar fluturimet në Kinë. (Fani)

Mrekulli