Kryeministri kinez thekson rolin e kërkimit shkencor kundër koronavirusit

2020-02-10 09:58:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka theksuar rolin e kërkimit shkencor kundër koronavirusit të ri.

Li, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës

dhe kreu i grupit drejtues të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë,

inspektoi të dielën Institutin e Biologjisë Patogjene në Akademinë Kineze të Shkencave Mjekësore.

Pasi dëgjoi raportet lidhur me hulumtimin mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, Li shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhur të studiuesve.

Duke vënë në dukje se duhet veprim mbarëkombëtar dhe mbështetje shkencore për të luftuar virusin, Li bëri thirrje për përpjekje për të mobilizuar burimet më të mira kërkimore-shkencore për të trajtuar sfidat më urgjente në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore