Publikohet raporti "Kina kundërshton koronavirusin: procesi dhe parashikimi"

2020-02-02 13:51:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, u publikua raporti "Kina kundërshton koronavirusin: procesi dhe parashikimi" nga Instituti i Shangait për Studimet Ndërkombëtare (SIIS). Në këtë raport, specialistët analizojnë masat e marra nga qeveria kineze kundër koronavirusit, ndikimet e epidemisë ndaj ekonomisë së Kinës, perspektivën e luftës kundër koronavirusit në Kinë dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

Specialistët që kanë hartuar këtë raport mendojnë se Kina përballet me detyra të vështira dhe masa të tilla të forta, si karantina e zonave kryesore janë ende mjetet më efektive për të luftuar epideminë, përndryshe, i gjithë vendi dhe madje edhe bota do t'u nënshtroheshin rreziqeve më të mëdha të shëndetit publik. Veçanërisht, morali publik në të gjithë vendin është forcuar në luftën kundër epidemisë me përmasa të tilla.Nën udhëheqjen e qeverisë qendrore dhe me përpjekjet e përkushtuara nga pushteti vendor dhe e gjithë shoqëria, sistemi mbarëkombëtar i administrimit të emergjencave ka filluar të ketë efektivitet të plotë.

Sipas raportit, në fillim kishte kritika dhe shqetësime për zbulimin e informacionit, dhe qeveria kineze ka marrë masa transparente e pozitive.Tani ndërgjegjja dhe racionaliteti i publikut të gjerë në një vend me 1.4 miliardë popullsi dhe 800 milion përdorues interneti janë të lavdërueshme. Nga transparenca e zgjeruar e informacionit nga qeveria, kritikat fillestare shpejt u zbehën dhe në Kinë ka optimizëm dhe mbështetje të përgjithshme për nismat dhe programet e qeverisë.

Lidhur me ndikimet ndaj ekonomisë, raporti mendon se, bazuar në të dhënat në lidhje me ndikimin ekonomik të SARS-it në 2003, teoria e "ndikimit të menaxhueshëm" beson se epidemia do të ketë vetëm efekt të kufizuar dhe të kontrollueshëm ndaj ekonomisë së Kinës, dhe se performanca ekonomike e Kinës për të gjithë vitin nuk do të ndikohet shumë, me gjithë një ritëm të rritjes në rënie në fillim.Teoria e "ndikimit të pasigurt" thotë se provat historike nuk tregojnë shumë për trajektoren e ardhshme ekonomike, por ndikimi aktual ekonomik varet nga sa do të zgjasë epidemia. Tani, vëllimi i ekonomisë kineze, me PBB 99 trilion RMB, është 9 herë më shumë se ajo e vitit 2003 (11.7 trilion RMB). Rezistenca e ekonomisë kineze nuk mund të nënvlerësohet.

Edhe në perspektivë afatshkurtër, epidemia nuk sjell thjesht efekt negativ në ekonomi, por ka sjellë përfitime në industri të tilla si tregtia elektronike dhe lojërat e argëtimi në internet. Në të njëjtën kohë, qeveria kineze krenohet me një kapacitet të fortë financiar në menaxhimin e krizave - nga 29 janari i vitit 2020, gjithsej 27.3 miliardë RMB (gati 4 miliardë dollarë) u siguruan nga qeveritë e të gjitha niveleve për kontrollin e epidemisë dhe do të miratohen më shumë masa politikash, ndërsa epidemia vazhdon.

Në fushën e bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, qeveria kineze po punon ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në çdo hap të epidemisë. Sipas raportit, specialistë sugjerojnë këto veprime të përbashkëta nga bashkësia ndërkombëtare për sigurinë e përbashkët: së pari, të optimizohen mekanizmat ekzistues të zbulimit të informacionit për epideminë; së dyti, të forcohen shkëmbimet ndërkombëtare të përvojave në kontrollin e epidemive; së treti, të kundërshtohet diskriminimi ndaj rajoneve dhe njerëzve të goditur nga epidemia.

Instituti i Shangait për Studimet Ndërkombëtare (SIIS), që u themelua në vitin 1960,është një institut studimi politikash i nivelit të lartë, i lidhur me qeverinë, i përkushtuar për të informuar vendimmarrjen e qeverisë, duke kryer studime të orientuara nga politika botërore, ekonomia, politika e jashtme dhe siguria ndërkombëtare. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore